34 kadetë marrin gradën nëntoger

Me gradën nëntoger sot në Akademinë Ushtarake ‘Gjenerali Mihaillo Apostolski’ në Shkup u promovuan 34 kadetë të klasës së 13. Kjo është gjenerata e parë që diplomoi pas riaktivizimit të akademisë ushtarake në vitin 2009, kurse për herë të parë pas një shkollimi katër vjeçar morrën gradën nëntoger edhe 7 femra. Kadetja më e mirë gjatë katër viteve të studimit, Selma Biberoviq në emër të të gjithë kolegëve të saj premtoi se do të jenë oficer shembullore me të cilët do të mburret i gjithë vendi.

“Për ne të jesh oficerë i ARM-së paraqet kënaqësi e madhe, por edhe përgjegjësi pasi kjo kërkon që me profesionalizëm dhe me mençuri të kryesh detyrimet e dhëna”, tha Selma Biberoviq, nëntogere.

Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferri thotë se me këtë avancim në radhët e armatës hyjnë 34 oficerë të rinj të trajnuar sipas standardeve arsimore më bashkëkohore. Për Xhaferrin, Akademia Ushtarake e Maqedonisë ‘Gjenerali Mihaillo Apostolski’ është vendi ku mund të trajnohen edhe kadetë nga shtetet fqinje.

“Fakti që nga viti 2010 në këtë akademi edukohen kadetë për nevojat e armatave nga rajoni tregon për cilësinë e lartë që është e dukshme edhe jashtë kufijve të Maqedonisë”, u shpreh Talat Xhaferri, Ministër i Mbrojtjes.

“Nga tani më arsye të njohura ne ende nuk jemi anëtarë të NATO-së, por edhe përkundër të gjitha sfidave ne ngelemi të përkushtuar në arritjen e synimeve strategjike, caqe këto shumë qartë e përshkruajnë konsensusin nacional, anëtarësim i plotë në NATO dhe BE”, deklaroi Gjorge Ivanov, president.

Në klasën e 13-të e cila shkollimin e filloi gjatë vitit 2009/2010 diplomuan 42 student, prej të cilëve 34 kadetë për nevojat e ARM-së dhe 8 student që do të orientohen në drejtimet civile. Nga këta kadetë, 26 janë maqedonas, 5 shqiptar, 1 vlleh, 1 serb dhe 1 boshnjak. Sipas autoriteteve, së shpejti pritet që kadetët e diplomuar, gjegjësisht nëntogerët do të shpërndahen në vende përkatëse të punës në Ministri të Mbrojtjes dhe ARM.

Lajme të ngjashme

Back to top button