Zyra e gjendjes civile në Shemshovë vazhdon të mbetet strofull e rrënuar

Ministria e Drejtësisë nuk ka mbajtur premtimin për rregullimin e zyrës së gjendjes civile në fshatin Shemshovë.

“Premtime kemi pasur disa herë,- thotë kreu i bashkësisë lokale,- por punë konkrete jo”, transmeton Alsat.

“Ata kanë premtuar por ende asnjë hap nuk është marrë në atë drejtim ende, siç e shihni zyrën e vendit në çfarë gjendje është dhe ashtu është tu ndejt. Ata thanë që do e transferojnë zyrën tek posta por ende asnjë hap në atë drejtim nuk është bërë, disa herë thanë se do e bëjmë transferimin e zyrës atje por nuk ka ende asnjë hap të tillë. Shpresojmë t’i bëjnë sepse në këtë gjendje nuk rrihet këtu. Mua më vjen keq se edhe ai punëtori që punon në këtë zyrë do sëmuret prej mushkërive sepse është në gjendje katastrofale”, deklaroi Rexhep Murseli, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Shemshovës.
Punonjësi i Zyrës Civile pranon se ambienti aktual është mbytur nga myku, pluhuri dhe papastërtitë

Lajme të ngjashme

Back to top button