Plisat të martën nisen për Beograd, e kanë planin B

Së paku 100 tifoz të krahut ekstrem të tifozëve bardhekaltër prishtinas do të nisen të martën në orën 10:00 drejt Beogradit të organizuar.

Tifozët e kombëtares shqiptare të futbollit nga Prishtina, Plisat nuk janë duke u pajtuar me faktin se ata nuk do të kenë mundësinë të përkrahin kuqezinjtë në Beograd për ndeshjen kualifikues me Serbinë.

Takim do të zhvillohet të martën në mbrëmje në stadiumin e Partizanit, ndërsa aty të organizuar nuk do të ketë tifoz shqiptar.

Një ndër udhëhqësit kryesor të Plisave, në një bisedë me kusht anonim për portalin Sporti1.com ka zbuluar detaje të planit.

“Jemi organizuar që së paku 100 tifozë do të udhëtojmë për Beograd, të hënën në orën 10 do të bëhet nisja e organizuar vetëm për këtë grup”, tha ai.

“Nëse nuk na lejojnë të hyjmë e kemi planin B, i cili nënkupton se gjithsesi do të kemi njerëz tanë në stadium, për të përkrahur kombëtaren dhe të cilët janë të gatshëm edhe te vdesin për të nëse duhet”.

Sipas medieve beogradase, Ministria e punëve të brendshme të Serbis ka ngritur në nivelin më të lartë gjendjen e gatishmërisë në kufirin me Kosovën për shkak të tifozëve të kombëtares shqiptare nga Kosova.

Rregullat në fuqi të UEFA-së, thonë se ekipin mysafir merr 5 % të biletave të kapacitetit të stadiumit, ndërsa drejt Federatës shqiptare të futbollit (FSHF) janë dërguar 1125 bileta nga Federata serbe, e cila këtë e kishte kushtëzuar ato me emrat të pronarëve të biletave dhe që ata të jenë me dokumentacion të shtetit shqiptar. Kjo ka sjellur reagimin e FSHF-së, ndërsa çështja është mbyllur të shtunën me intervenimin e UEFA-së, e cila ka kërkuar të mos ketë tifoz mysafir në të dy ndeshjet e ekipeve./Sporti1.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button