Legalizimi i objekteve pa leje deri më 18 qershor 2014

Qytetarët të cilët kanë objekte të ndërtuara pa leje, dhe nuk të dorëzojnë elaborat në afatin e përcaktuar me ligj – deri më 18 qershor të vitit të ardhshëm, do ta humbin të drejtën e legalizimit.
Ministria e transportit dhe lidhjeve tani për tani nuk mendon për vazhdim të afatit, ndërsa për rastet sociale, çmimet për përgatitje të elaboratit do të ulen për 50 për qind.

Të dhënat me të cilat disponojnë institucionet kompetente tregojnë se mbi 200 mijë qytetarë dhe kompani aspak nuk kanë dorëzuar kërkesë për përgatitje të elaboratit, ndërsa në qoftë se këtë nuk e bëjnë brenda një afati të shpejtë, firmat gjeodezike nuk do të kenë mundësi që në kohë t’i përgatisin elaboratet.

“Qytetarët dhe kompanitë, duhet të kërkojnë përgatitje të elaborateve gjeodezike sa shpejt që është e mundur, ndërsa komunat t’ua bëjnë me dije se në qoftë se deri më 18 qershor nuk e dorëzojnë elaboratin, do ta humbin të drejtën e legalizimit. Në qoftë se kërkesa nuk dorëzohet deri më 18 qershor të vitit 2014, atëherë humbet e drejta që të legalizohet objekti. Lënda do të refuzohet dhe pastaj shfrytëzuesit aspak nuk do të kenë të drejtë ta legalizojnë objektin e tij, pa marrë parasysh se paraprakisht a ka dorëzuar kërkesë për legalizim ose jo”, potencoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, në konferencën e sotme për shtyp.

Në atë rast, objekti i cili nuk do të legalizohet, do t’i nënshtrohet Ligjit për ndërtim, gjegjësisht mund të prishet.

Sipas drejtorit të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Tërpeski, qytetarët duhet sa më shpejtë të bëjnë kërkesë për përgatitje elaboratit, sepse firmat gjeodezike nuk do të kenë mundësi që t’i përgatisin të gjitha elaboratet.

“Në Republikën e Maqedonisë ka gjithsej 149 firma të regjistruara gjeodezike dhe mbi 200 mijë kërkesa ende të padorëzuara për legalizim. Në qoftë se qytetarët këto kërkesa nuk i dorëzojnë një orë e më parë, atëherë firmat gjeodezike nuk do të munden të arrijnë që në afatin e caktuar me ligj t’i përgadisin elaboratet”, theksoi Tërpeski.

Të dhënat nga Oda e shoqatave tregtare për punë gjeodezike tregojnë se numri i përgjithshëm i kërkesave të dorzuara për përgatitje të elaboratit është 128.630, prej të cilëve 10 mijë janë përgatitur, por akoman nuk janë marrë nga ana e qytetarëve.

Në pajtim me ndryshimin e tarifës për shumën e kompensimit për punë të kryera gjeodezike, rastet sociale për përpunim të elaboratit do të paguajnë nga 1.000 denarë, ndërsa çmimi i legalizimit për objekte prej 51 deri në 150 metra katrorë ulet nga 41 në 20 denarë për metër katror.

Me këtë masë pritet të përfshihen rreth 20 mijë qytetarë raste sociale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button