Shkëndija barazon në Korçë

Në një takim ku trajneri Ardian Kozniku kishte rastin të testojë performancën e ekipit para ndeshjes kampionale kundër KF Vardar, ‘kuqezinjtë’ shënuan përmes Vruçinës në minutën 15-të ndërsa vendasit barazuan përmes Peter Olayinkas 15-të minuta më vonë. Shef i shtabit teknik Ardian Kozniku në 45-të minutat e para luajti me formacionin kryesorë ndërsa në pjesën e dytë mundësi për të luajtur kishin edhe lojtarëvt e rinjë. Në minutat e para të takimit vendasit ishin më ngulmues për të arritur deri tek zhbllokimi i rezultatit, ndërkohë Shkëndija shfrytëzoi kundërsulmin e minutës së 15-të kur Vruçina i vetmuar para golit shënon për 1:0.

Reagimi i vendasve erdhi vetëm 15-të minuta më vonë kur Radas harkon në zonë ndërsa sulmuesi Peter Olayinka barazon shifrat në 1:1, rezultat ky me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë. Në 45-të minutat e dyta kishim mundësi të shohim zëvendësime tek të dyja skuadrat, ndërsa Skëndërbeu përsëri kërkonte golin duke u kansour disa herë përmes Ribaj mirëpo intervenitmet e portjerit Hadis Velii ishin të sakta duke lënë të pandryshuar rezultatin e pjesës së parë. Kur kishin ngelur vetëm 20-të minuta nga fundi Shkëndija kishte rast ideal për të avansuar mirëpo Elvir Nurishi edhe pse i vetmuar përballë portierit nuk arrinë të shënojë.

Deri në fund të takimit të dy skuadrat luajtën sigurtë duke mos lënë vend për befasi eventuale nga kundërshtari, duke e mbyllur kështu takimin me rezultatin e pjesës së parë.Pas ndeshjes skuadra kthehet në Tetovë ku nesër do të zhvillojë seancë stërvitore për rikuperim duke e kthyer kështu të gjithë vëmendjen kah ndeshja e xhiros së 11-të kundër KF Vardar e cila do të zhvillohet të dielën e ardhëshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button