Nxënësit në shkollat profesionale me ligj do të obligohen të kryejnë praktikën, MASH kontrollon

Komisioni kuvendor për arsim sot  i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsim profesional dhe trajnim, në lexim të parë, të cilat parashikojnë të rritet përfshirja e nxënësve  që realizojnë mësim praktik te punëdhënësit. Më këtë thonë se do të rriten aftësitë dhe kompetencat e tyre që pas përfundimit të arsimit profesional të munden menjëherë, pa trajnime shtesë të kyçen në tregun e punës. 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sqaroi se me Ligjin  vendoset regjistër i nxënësve që kanë lidhur marrëveshje për trajnim praktik te punëdhënësit dhe se Oda Ekonomike, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Oda e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë në çdo tre muaj do të  dorëzojë raport për marrëveshje të lidhura për trajnim praktik të nxënësve te punëdhënësit deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për arsim profesional dhe trajnim. 

Ministria  do të kryejë kontroll te punëdhënësit për përmbushjen e kushteve  dhe për  marrëveshjet e lidhura për realizimin e trajnimit.

Në diskutimin për ndryshmet, deputeti Mitre Veljanovski nga LSDM-ja tha se kjo reformë nuk do të jep asnjë efekt sepse nevojiten  ndryshime konkrete në arsimin profesional. Sipas tij, ekziston  rrezik që nxënësit të shkojnë në trajnim,  por të mos i kryejnë detyrat  lidhur me profesionalizim për të cilën arsimohen.

Në këtë seancë  të Komisioni janë miratuar edhe ndryshimet e Ligjit për  veprimtarinë inovative në lexim të parë, të cilat parashikojnë risaktësimin e zgjedhjes së drejtorit të Fondit për Inovacione.

Lajme të ngjashme

Back to top button