Kumanovë, nxënësit ndërpresin bojkotin, kërkesat nuk realizohen

Këshilli i prindërve pranë shkollës fillore “Toli Zordumis”- Kumanovë ka ndërprerë bojkotin pas takimit me përfaqësuesin e Ministrisë së arsimit.

Për përfaqësuesin shqiptarë të Ministrisë, kërkesat legjitime dhe legale të nxënësve dhe prindërve janë të parealizueshme. Andaj, duhet qe bojkoti sa më parë të ndërpritet, shkruan gazeta Lajm.

Këshillit paraprakisht, për kërkesat e tyre, nuk kanë mundur ti ndihmojnë as këshilltarët komunal shqiptarë e as deputetët e zonës dy.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski për “Lajm” ka theksuar se është i gatshëm të ndihmojë. “Mirë po, për hapjen e një paralele shqipe në këtë shkollë nevojiten financa nga Ministria e arsimit” ka thënë Damjanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button