Shtatë ditë me radhë haxhilerët duhet të paraqiten në Qendrën për Shëndet Publik

Mbi 200 haxhilerë nga Maqedonia që janë kthyer nga haxhi kanë për obligim ligjorë që në periudhë prej 7 ditëve që për çdo ditë të paraqiten në Qendrën për shëndet publik në qytetet ku jetojnë. Që në ditën e parë atyre u është marrë gjak për kontroll.

Nëse dikush nga haxhilerët nuk paraqitet në Qendrën për shëndet publik , do të marrë padi penale  nga inspektorët sanitar shtetëror dhe do të paraqiten në gjykatë. Mbikëqyrja e haxhilerëve nuk përfundon këtu. Kontrollet rigoroze për ebolën parashohin edhe masa tjera.  Në qendrat e shëndetit publik u merren numrat e telefonit dhe janë nën kontrollin mjekësorë 21 ditë.

Javën tjetër nëpërmjet linjave ajrore në vend do ët arrijnë edhe 235 haxhilerë dhe të gjithë do t’i nënshtrohen procedurës rigoroze të kontrollit shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button