Selmani: Raporti i KE-së më kritik se vitin e kaluar

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani në një intervistë për REL ka theksuar se në një shtet ku kontrollohen mediat nuk ka demokraci.

Raportin e këtij viti të KE-së, për përparimin e Maqedonisë, Naser Selmani e ka konsideruar si më kritik krahasuar me vitin e kaluar.

“Komisioni Evropian vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj Maqedonisë. është interesantë se nëse Komisioni do të sillej ashtu siç që sillet Qeveria e Maqedonisë ndaj Raporteve të KE-së, pa asnjë dilemë që këtë vit do të duhej ta refuzohej rekomandimi për Maqedonisë”.

Selmani thekson se ka edhe disa gjëra që në Raport nuk janë përfaqësuar objektivisht, por kjo sipas tij vjen nga dëshira e KE-së që të ndihmojë Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button