MASH-i synon modelin danez për testimin e studentëve

Ministri i Arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi në një intervistë për gazetën “Utrinski Vesnik”, ka deklaruar se synohet që të aplikohet sistemi danez i testimit të studentëve që sipas tij nuk synim të cenojë autonominë e universiteteve po ka për qëllim që të shtojë cilësinë e arsimit.

“Danimarkë është krijuar një mekanizëm i përbashkët në të cilin punojnë bashkërisht  zyrtarë të ministrisë dhe pjesëtarë të stafit akademik të universiteteve. Krijimi i strukturave të ngjashme nuk do të thotë se këtu po shkatërrohet autonomia e universiteteve. Një institucion i tillë nuk do të jetë mekanizëm klasik shtetëror. Aplikimi i një “mekanizmi të kontrollit të dijës” së studentëve mund të stimulojë përgatitjen e kuadrove të rinj që do të jenë të dobishëm në të gjitha fushat shoqërore, edhe pse ka thënë se nuk dyshon edhe në kualitetin e kuadrove aktuale”, tha Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button