10 shtetet me internetin më të shpejtë

SHBA është shtëpi për disa nga kompanitë e teknologjisë së lartë më të suksesshme dhe inovative në botë. Pavarësisht kësaj, SHBA-ja nuk ka internetin më të shpejtë në botë. Ajo madje nuk hyn as në 10 vendet e para.

Hong Kong ka internetin më të shpejtë në botë, i cili arrin në 63.6 megabajt për sekondë, më shumë se tre herë mesataren botërore prej 18.4 Mbps, sipas raportit të fundit nga Akamai Technologies, transmeton krokodili.com.

Japonia mban vendin e dytë me një shpejtësi mesatare prej 50 Mbps, e ndjekur nga Rumania me 47.9 Mbps, Korea e Jugut me 44,8 Mbps dhe Letonia me 44,2 Mbps.

Raporti tremujor, i cili është i bazuar në informacionet nga janari deri në mars, rendit vendet në bazë të shpejtësisë mesatare, si dhe statistikat mbi lidhjet celulare dhe trafikun e sulmeve.

SHBA vjen në vendin e 11-të me 36,6 Mbps, dyfishin e mesatares globale, sipas raportit. Shpejtësia mesatare në SHBA është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u rritur me 11 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button