Rajoni Prespë-Ohër të do të shpallet rezervat ndërkufitar biosferik i UNESKO-s

Në qytetin shqiptar Korça pasnesër në mënyrë solemne rajoni “Ohër – Prespë” do të inaugurohet për Rezervat tejkufitar biosferik i mbrojtur nga UNESKO. Në prani të përfaqësusve të lartë qeveritarë të parlamenteve të dy shteteve, të komunave që gravitojnë në rajonin Ohër – Prespë, të BE-së dhe të korit diplomatik, përfaqësues të Komisioneve nacionale të UNESKO-s do aë dorëzojnë Certifikatën për shpallje të rezervatit tejkufitar të përfaqësuesve të Komitetit dypalësh dhe Sekretariatit, të cilët kanë qenë bartës të aktivitetit.

Është parashikuar që në ceremoni në shpallje, fjalime të kenë zëvendëskryeministrat e Republikës së Shqipërisë, ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Shqipërisë dhe përfaqësues të misioneve të Kombeve të Bashkuara dhe UNESKO-s. Paralelisht me ngjarjen në rrugën kryesore të Korçës do të zhvillohet prezantim i produkteve nga rezervati biosferik dhe stenda do të kenë edhe Parqet nacionale nga Maqedonia, prodhuesit e produkteve bujqësore dhe të verës, si dhe një pjesë e aktiviteteve të parashikuara për mbështetje të promovimit turistik dhe rëndësisë së Rezervatit biosferik.

Lajme të ngjashme

Back to top button