Nëpunësi komunal në Ohër i kërcënohet kolegut dhe përpiqet ta rrahë

Goce Simonovski, udhëheqës i sektorit për veprimtari botore në komunën e Ohrit, është arrestuar mbrëmë për shkak të sulmit ndaj sekretarit të komunës dhe pas mbajtjes 10-orëshe në polici është lëshuar.

Ai dje i është kërcënuar sekretarit të komunës dhe për këtë polica ka ngritur padi penale ndaj tij. Sipas SPB-së së Ohrit, Simonovski dje në ndërtesën e komunës ka pasur zënkë verbale me sekretarin me ç’rast i ka thënë disa fjalë të rënda dhe ofendues, e në një moment i është kërcënuar: “Do të shohësh se çka do të bëj, do t’u hakmerrem ty dhe familjes tënde, e nëse nuk arrij ta bëj këtë unë, do ta lë amanet që të të hakmerren”.

Simonovski është përpjekur edhe fizikisht ta sulmojë sekretarin duke  u përpjekur që ta godasë atë me dorë, që sipas policisë paraqet rrezikim të sigurisë dhe shkaktim të ndjenjës së frikës dhe të pasigurisë. Sekretari është larguar dhe e ka evituar goditjen e Simonovskit.

Ngjarja ka ndodhur në njërën nga zyrat e komunës, ku ka pasur intervistë dhe vlerësim të punës së nëpunësve shtetërorë. Simonovski ka qenë i revoltuar nga vlerësimi negativ. 
Simonovski ka qenë bashkëpunëtor i afërt i ish-kryetarit të komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button