EVN ende më agresive ndaj vjedhësve dhe mospaguesve të rrymës

EVN Maqedoni intensifikon kontrollet në vendet matëse. Në gjysmën e dytë të muajit korrik janë dorëzuar pesëdhjetë parallogari për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike dhe akuzë penale për shfrytëzuesit. Përforcimi i kontrolleve, prania e trupave të policisë dhe ekspertët gjyqësorë kontribuan për të zbuluar dyfishin e numrit të vjedhjeve të energjisë elektrike në krahasim me javën e parë të korrikut.

Dëmi i përrllogaritur i sistemit arrin shumën prej 7 milionë denarë, ose vjedhësit kanë shpenzuar ilegalisht 894.000 kWh energji elektrike. Lidhje direkte të rrjetit kishin 22 shfrytëzues, tre nga të kapurit kishin manipuluar matësit, ndërsa tremëdhjetë prej tyre nuk i kishin lajmëruar njehsorët e sistemit i cili gjithashtu është një krim i ndëshkueshëm në bazë të legjislacionit në vend.  

Policia dhe ekspertët nga EVN Maqedoni do të vazhdojnë ritmin e kontrollove dhe zgjerimit të tyre në të ardhmen. 

“Përveç vjedhjes së energjisë elektrike, do të sanksionohen dhe paguesit e parregullt. Masa jo e popullarizuar çkyçje të sistemit të shpërndarjes vijon edhe për ata shfrytëzues të cilët kanë një borxh të papaguar ndaj EVN Maqedonisë, dhe borxhet e të pandehurve do të dorëzohen për trajtim tek zbatuesit” thonë nga EVN Maqedoni.

“Apelojmë deri tek të gjithë shfrytëzuesit që të mos veprojnë në mënyrë të paautorizuar apo të manipulojnë me njehsorët sepse pajisjet e sofistikuara për zbulimin e vjedhësve, asistimi i policisë dhe ekspertët gjyqësor e kompletojnë procesin për zbulimin dhe sanksionimin e vjedhjes së energjisë elektrike” thonë nga EVN Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button