U harrua katër ditë në qeli, studenti dëmshpërblehet me 4 milionë dollarë

Një student në qytetin amerikan të San Diegos ka marrë më shumë se 4 milionë dollarë dëmshpërblim nga qeveria amerikane, pasi ai është harruar për më shumë se katër ditë në një qeli burgu.

Daniel Chong ka pohuar se ka pirë urinën e tij për të mbetur gjallë, është munduar të gdhend një porosi në krah për të ëmën dhe ka halucinuar.

Chong është arrestuar gjatë një bastisje droge në vitin 2012, mirëpo nuk është paditur. Ai është lënë në qeli, i vetëm, për katër ditë të tëra.

Pas gjetjes së tij në qeli, Chong ka kaluar pesë ditë në spital, ku është trajtuar për dehidrim, dështim veshkash, ngërçe dhe një shpim në ezofag.

Gjatë kohës sa Chong kishte qëndruar i mbyllur në qeli, kishte humbur 7 kilogramë

Lajme të ngjashme

Back to top button