Sot është Dita ndërkombëtare e vajzave

Më 19 dhjetor të vitit 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Rezolutën 66/170, me të cilën ka shpallur 11 tetorin Ditë Ndërkombëtare të Vajzave.

Kjo ditë ka për qëllim të njohë të drejtat e vajzave dhe sfidat unike me të cilat përballen ato.

Tema e sivjetme është “Fuqizimi i vajzave adoleshente: Fundi i ciklit të dhunës”.

Në Maqedoni, sipas të dhënave të UNDP-së cdo e dyta vajzë prej moshës 2 deri 14 vjeçare është fizikisht e dënuar në shtëpi.

“Edhe pse dhuna është më pak e pranuar sic është rasti në nivel global, 14 përqind nga vajzat e moshës 15 dhe 19 vjeçare vlerësojnë se ekziston justifikim për burrin i cili e rrah gruan apo partneren në disa situate. Ky numër tregon se ende tolerohet dhuna. Kur tek vajzat ushtrohet dhunë në moshën adoleshente ato shumë më lehtë e pranojnë dhe tolerojnë dhunën e partnerit”, thonë nga UNDP.

Lajme të ngjashme

Back to top button