Haxhinjtë i nënshtrohen kontrollit mjekësor në kufi

Në kufirin e Maqedonisë, sot arritën dhjetëra haxhilerë, pas kryerjes së Haxhxhit në vendet e shenjta Islame.

Pas kontrollit rutinë në kufi, ata i’u ”nënshtruan” edhe kontrolleve tjera mjekësore, megjithëse stafi i agjencioneve gjithnjë me vehte bartin edhe mjek. 

Haxhinjtë në kufi u ndalën diku rreth 5 orë. Krahas lodhjes nga udha e largët ata u detyruan të presin në kufi, jashtë autobusëve. Edhe në aeroportin Aleksandri i Madh tashmë janë vendosur kamera termale dhe ekipe mjekësore, të cilat kryejnë kontrolle 24 orëshe.

Lajme të ngjashme

Back to top button