Gjykatat e Maqedonisë, dorë e zgjatur e strukturës qeverisëse

Raporti i Komisionit Evropian, kritikoi ashpër edhe punën e Gjykatave dhe të se drejtës, për të cilën tha se reformat kanë përfunduar por fatkeqësisht ende nuk janë vënë në praktikë.

Ja se çfarë u tha në raportin e KE-së për drejtësinë në Maqedoni:
Reformat kryesore në këtë fushë kanë përfunduar, por janë ende të nevojshme përmirësime për të siguruar zbatimin e saktë të standardeve evropiane në lidhje me pavarësinë dhe cilësinë e drejtësisë. Defekte në sistemin e tanishëm të karrierës për gjykatësit ende nuk janë adresuar, pavarësisht kërcënim të mundshëm që ata paraqesin për pavarësinë e gjyqtarëve.

Praktika e Këshillit Gjyqësor në lidhje me procedimin e disiplinës dhe shkarkimin duhet të jetë më proporcionale dhe transparente. Ecuria e punës që bëjnë gjyqtarët është e dobët dhe duhet të ndërmerren masa si përmirësime organizative dhe trajnime, në vend se të shkarkohen. Shkarkimi duhet të kufizohet në shkelje të rënda dhe të vazhdueshme dhe duhet të vendoset vetëm pas rekursit për dënimet më pak të rënda disiplinore, të tilla si paralajmërime dhe reduktimet e pagave, të cilat përdoren rrallë për momentin.

Llogaridhënies së organeve gjyqësore shtetërore monitorohet me anë të ankesave të shumta mekanizmat në dispozicion të qytetarëve. Këshilli Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Avokatit të Popullit ka marrë 1 061, 339 dhe 732 ankesa në vitin 2013, në lidhje me punën e gjyqësorit. Arsyet më të zakonshme për ankesë janë kohëzgjatja e procedurave gjyqësore, por gjithnjë e më shumë edhe mungesa e paanshmërisë ose qasje të barabartë në drejtësi.

Gjykata e Shkallës së Lartë vazhdon të pranojë kërkesa për kompensim për procedurat gjyqësore, të cilat në mënyrë të paarsyeshme janë stërzgjatur. Vendi gjithashtu ra dakord për të paguar mbi 445  mijë dollarë për ata që kishin bërë ankesa para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shumica e të cilave kanë të bëjnë edhe me zgjatjen e tepruar të procedurës gjyqësore.

Për sa i përket llogaridhënies individuale, pesë gjyqtarë janë shkarkuar deri më tani në, për arsye të ‘ushtrimit joprofesionale apo në mënyrë të pandërgjegjshme të funksionit gjyqësor’ dhe një gjyqtar dha dorëheqjen gjatë një procedure të vazhdueshme. Gjatë periudhës së raportimit, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, gjeti se vendi kishte shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në 6 raste, kryesisht në lidhje me të drejtën për gjykim të drejtë dhe të barazisë, të drejtat procedurale që kanë të bëjnë për të arrestuar dhe privimi nga liria, si dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

Nga ana tjetër, analistët vlerësojnë se kjo situatë do të vazhdojë të jetë e njëjtë përderisa politika udhëheqëse do të jetë e njëjtë.

Juristi Osman Kadriu vlerëson se ky raport ka qenë më i keqi që deri më tani ka marrë Maqedonia.

“Për pesë vite më radhë që jepet raport për Maqedoninë, ky ishte më i keqi që kemi marrë. Raporti i KE-së ka theksuar probleme të rëndësishme siç është çështja e emrit, por nuk la anash edhe funksionimin e gjykatave. Për këtë të fundit KE thekson se nuk ka efikasitet, por ka shkelje ligjore të të drejtave të njeriut, dhe të kohës së procedurave, probleme me korrupsionin etj. Devijimet në këtë segment janë të mëdha dhe me këtë pushtet nuk shoh progres të theksuar të kësaj fushe, sepse vetë shteti nuk i respekton të drejtat ligjore. Për përmirësim nevojiten reforma rrënjësore dhe radikale që ky pushtet s’do të mund ti bën. Përmirësim shoh vetëm më zgjedhje të jashtëzakonshme dhe me ndryshim të pushtetit”, tha për Portalb, Kadriu.

Po ashtu edhe juristi Naser Zyberi vërtetoi saktësinë e kritikave të raportit të KE-së, dhe  informoi për lëkundjen e drejtësisë në bazë të presionit politik.

“Gjendja në gjykata nuk është e lakmueshme dhe vërejtjet e KE-së janë të sakta dhe fatkeqësisht çdo vit janë dhe asgjë nuk po bëhet për të përmirësuar gjendjen. Ndikimi i politikës është i theksuar, dhe rastet e fundit e forcojnë mirë këtë bindje, sidomos me rastin ‘Monstra’, ku shqiptimi i dënimeve ishte dramatik. Gjykatat në Maqedoni nuk janë kredibile për besim. Nuk pres ndryshim radikal sepse fatkeqësisht strukturat që janë në pushtet kanë futur instrumente në të gjitha gjykatat dhe gjithçka kontrollohet . pa ndryshime politike s’ka ndryshim në gjykata. Po ashtu skandaloz ishte edhe arrestimi i fundit i gjykatësve i cili u bë pa heqjen e imunitetit nga Këshilli Gjyqësor, gjë që është jo e ligjshme”, tha për Portalb, Zyberi /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button