Në vjeshtë sërish protesta masive në Turqi

Qeveria turke ka marrë paralajmërime se pas përfundimit të verës në vend janë të mundshme protesta të reja, të ngjashme me ato në parkun Gezi në qershor në Stamboll, të cilat më pas u përhapën mbarë Turqinë.

Këtë në një intervistë për radiotelevizionin kombëtar turk TRT e deklaroi zëvendëskryeministri turk, Bylent Aranç, sipas të cilit protestat do të organizohen në forma të ndryshme.

“Mund të ketë protesta gjatë fillimit të mësimit në universitetet, munden për këtë qëllim të shfrytëzohen ndeshjet sportive, shënimi i përvjetorëve të ndryshëm ose ngjarjeve të tjera masovike”, tha Aranç.

Ai potencoi se qëllimi i protestave do të ishte të destabilizohej gjendja në vend para zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, që të dobësohet qeveria dhe të pamundësohet që Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet (AKP) të fitojë në zgjedhjet.

-Por, ne në asnjë rast nuk do të lejojmë protesta të reja, të ngjashme me ato në parkun Gezi në Stamboll nëse ka, ato përsëri të shuhen. Do t’i shfrytëzojmë ato mjete që të mos i lejojmë, theksoi zëvendëskryeministri turk.

Lajme të ngjashme

Back to top button