Kumanovë, nëndega Naim Frashëri: Kthehemi në PDSH

Një ditë para Kongresit të PDSH-së së Menduh Thacit janë shënuar lëvizje të mëdha. Pos lëvizjeve pro reformave të PDSH-së, disa të tjerë prap kanë vendosur të rikthehen tek PDSH-ja e Thacit. Sipas komunikatës së nënshkruar nga Artan Latifi, “Këshill Inicues për reforma në PDSH” nëndega Naim Frashëri – Kumanovë, mbështesin fuqishëm kongresin e VI të PDSH.

“Unë Artan Latifi, si ish anëtarë i të ashtuquajturit “Këshill Inicues për reforma në PDSH” nëndega Naim Frashëri të Kumanovës, sëbashku me anëtarët e kësaj nëndege duke parë realitetin se kjo rrugë në krye me Z.Selën është një mashtrim, manipulim dhe goditje që u tentua ti bëhet PDSH-së. Këto “Reformist” drejtëpërdrejtë janë duke e ndihmuar të keqën e madhe që po i bëhet Shqiptarëve nga BDI.

Ne mbështesim fuqishëm kongresin e VI të PDSH, që do të mbahet me 12 tetor në Tetovë.

Nëndega Naim Frashëri, Artan Latifi.”, shkruan në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button