Avrampullos: Je nga Maqedonia? Flit greqisht!

Ministri grek i Mbrojtjes Dhimitri Avramopullos me tentim për fyerje u përgjigj në pyetjen e korrespodentit të Agjencisë Informative të Maqedonisë nëse gjatë vizitës në Uashington me kolegun e tij nga Maqedonia e ka hapur çështjen e kontestit për emrin, njofton MIA.

Avramopullos, kabineti i të cilit gjatë tërë ditës tentoi të shmang takim, ku do të mundej të pyetet për kontestin për emrin, më në fund u përgjigj me sugjerim se maqedonasit duhet të flasin greqisht.

“Prej nga jeni? Maqedonia? E pse atëherë nuk flisni greqisht? u përgjigj Avramopullos në pyetjen e korrespodentit të MIA-s.

Ministri grek i Mbrojtjes, i cili deri paradokohe ishte shef i diplomacisë greke, në Pentagon ka pasur takim të shkurtë me sekretarin Hejgël. Në pajtim me informatat nga Sekretariati amerikan për mbrojtje, në takim u bë fjalë për kontestin për emrin.

Avramopullos është në Uashington në një javë para arritjes së kryeministrit grek Andonis Samaras, i cili do të ketë takime me presidentin amerikan Barak Obama, nënpresidentin Xho Bajden dhe sekretarin e shtetit, Xhon Keri.

Lajme të ngjashme

Back to top button