Serbët vazhdojnë bllokadën në Kosovë

Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës, që e kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicës – Leposaviq, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri, shkruan Gazeta Express.

Këtë kërcënim të grupeve të caktuar të serbëve, e raportojnë sot mediat serbe.

Rruga në fshatin Rudarë edhe më tutje mbetet e bllokuar.

Siç, dihet të hënën në Rudarë, policia e EULEX-t dhe ajo e Kosovës, gjatë një aksioni të përbashkët kanë arrestuar Sllobodan Repiqin, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje.

Lajme të ngjashme

Back to top button