Gostivar, djali i jep grushta nënës sepse nuk i dha para

Dhuna në familje vazhdon të paraqes një tendë në rritje në regjionin e Gostivarit. Denoncimi i fundit në Polici vjen nga 53 vjeçarja me inicialet M.E nga Gostivari, e cila është ankuan në polici se pasi kishte refuzuar t’i jepte para djalin të saj, 23 vjeçarit me inicialet J.E, ai kishte filluar ta godiste me grushte. Për të shprehur mllefin e tij, nuk kishte mjaftuar vetëm me kaq. Ka filluar të thyej xhamat e dritareve të shtëpisë që më pas të largohej nga aty.

Personi në fjalë më pas është gjetur nga ana e organeve të rendit, pas çka është dërguar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit. E ëma e tij ka kërkuar që ai të ndiqet penalisht, për shkak se për një kohë të gjatë e ka malltretuar fizikisht dhe psikikisht. Policia njoftoj se rasti kishte ndodhur të enjten rreth orës 16.

Lajme të ngjashme

Back to top button