De Biazi: Vetëm fitore ndaj Danimarkës

Kombëtarja shqiptare është gati tashmë për t’u ballafaquar me kundërshtarin e radhës në eliminatoret e Grupit I të “Euro 2016”. E veçanta e kësaj ndeshjeje është fakti se do të luajë në “shtëpinë e re” në “Elbasan Arena”.

Kjo i shton edhe më shumë pritshmërinë e tifozëve, që duan të shkojnë të plotë, në kuotën e 6 pikëve, në duelin e nxehtë me serbët, më 14 tetor, në Beograd.

Sidoqoftë, llogaritë përtej sfidës së mbrëmjes së shtunë nuk vlejnë momentalisht për trajnerin De Biazi, i cili ka punuar në dy drejtime gjatë këtyre ditëve grumbullim të kombëtares: të largojë euforinë e fitores kundër Portugalisë, dhe të “fshijë” nga mendja e lojtarëve për momentin duelin me serbët.

“Objektivi është i përhershmi: fitorja. Nuk do hyjmë kurrsesi për të marrë një pikë, pra barazimin, por do të kërkojmë pikët maksimale. Nuk mund ta them tani nëse do të më kënaqte një pike, varet se si shkon loja. Përgatitjet i kemi bërë të tilla, që të japim gjithçka dhe të marrim më të mirën e mundshme. Pastaj, në varësi të rrethanave të lojës, edhe një pikë mund të na kënaqë”, – u shpreh mes të tjerash trajneri De Biasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button