Qeveria e Edi Ramës, konfirmohen 6 ministra

Kabineti i ri qeveritar është drejt formatimit, ndërkohë që ende nuk ka një listë përfundimtare të emrave të ministrave të mazhorancës së majtë. Ndonëse kreu i PS-së,  njëherësh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka bërë me dije se lista e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar do bëhet prezente në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, ende nuk ka një version zyrtar për emrat e ministrave si dhe peshën që do të kenë partitë aleate në këtë qeverisje koalicioni.

Por emrat që qarkullojnë në ambientet e selisë rozë herë më zë të ulët e herë me zë më të fortë janë të ndryshëm. Kështu, burimet brenda selisë rozë, por dhe selia e LSI bëjnë me dije se janë fiksuar së paku gjashtë ose shtatë ministri, transmeton portali Shqiptarja. Kështu, është thuajse e sigurt që në krye të Ministrisë së Finanave do jetë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkelqim Cani, të Brendshmes do jetë Saimir Tahiri, në krye të Ministrisë së Ekonomisë Mimi Kodheli, të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, në krye të Ministrisë së Transporteve do të jetë përfaqësuesi i LSI Lefter Koka dhe në krye të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani.

Ndërkohë që në krye të ministrisë së Mbrojtjes ende nuk është fiksuar përfundimisht, por më shumë gjasa ka Luan Rama i LSI, ndonëse shpresë ka dhe Taulant Balla i PS. Ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë përplasen emrat e Muharrem Kushes së LSI, Damian Gjiknurit të PS dhe Spartak Ngjelës së PLD. Kurse për Ministrinë e Turizmit dhe zhvillimit Urban janë në garë Artan Lame dhe Ilir Beqja të PS, në Ministrinë e Arsimit Ledi Shamku dhe Mimoza Hafizi të PS, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe një parfaqësues i PBDNJ, në Ministrinë e Integrimit Paskal Milo i PDS dhe një përfaqësues i PS, ndoshta Ditmir Bushati.

Ende nuk është fiksuar Ministria e Jashtme, por e sigurt është se do ta drejtojë një përfaqësues i PS, ndërkohë që Ministria e Kulturës mund të drejtohet nga Blendi Klosi i PS-së. Ndërsa ministër për Inovacionin e Administratën Publike do jetë Milena Harito e PS, ministër për Çështjet Vendore do jetë Lindita Nikolla e PS, kurse ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin pritet të vendoset mes Ermonela Felaj të PS e LSI. Dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave pritet të ndahet mes PBDNJ dhe PS, në varësi të ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë.

Ndërsa ministria e Mjedisit me sa duket është “pronontuar” nga Kristiandemokratët e Mark Frrokut. Njëherësh duke parë dhe specifikën e problemeve që mund të lindin me aleatët traditcionalë, pritet Edi Rama të sakrifikojë postin e zv.kryeministrit të rënë dakord për PS, në favor të kreut të PSD Skënder Gjinushi. Por gjithçka mbetet në kuadrin e zërave brenda dy selive kryesore të PS dhe të LSI, ku këto janë dhe emrat që qarkullojnë më shumë si ministrat e kabinetit qeveritar të mazhorancës së majtë të kryesuar nga Edi Rama. Ndërkohë që është fiksuar vendosja e Ilir Metës në krye të Kuvendit, duke pasur në këtë post demokraten Jozefina Topalli, që e mbajti për tetë vite me radhë këtë detyrë. Gjithsesi pritet që së shpejti të bëhen publike emrat e ministrave dhe shpërndarjes sipas partive.

 

EMRAT QË FLITEN PËR MINISTRA TË QEVERISË “RAMA”

 KRYEMINISTRI EDI RAMA, PS

ZV/KRYEMINISTRI SKËNDER GJINUSHI PSD/PS

1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani PS
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Luan Rama/Taulant Balla LSI/PS

4. Ministria e Jashtme PS
5. Ministria e Integrimit Europian Paskal Milo PDS/PS
6. Ministria e Drejtësisë Muharrem Kushe/Damjan Gjiknuri/Spartak Ngjela

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mimi Kodheli PS
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani LSI
9. Ministria e Zhvillimit Urban e Turizmit Artan Lame/Ilir Beqja

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka LSI
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave PBDNJ/PS
12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu PS

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Ledi Shamku/Mimoza Hafizi PS
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj/PBDNJ
15. Ministria e Kulturës Blendi Klosi PS
16. Ministria e Mjedisit P.Kristiandemokrate

MINISTRAT E SHTETIT:

17. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito PS
18. Ministër për Çështjet Vendore Lindita Nikolla PS
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj/LSI
20. Agjencia e menaxhimit të bregdetit Auron Tare PS 

Lajme të ngjashme

Back to top button