Sezoni i ngrohjes, sa janë të sigurt oxhaqet?

Numri i amvisërive që janë të siguruara në Maqedoni arin diku rreth 8 deri 10 përqind, por ritet interesi. Gjatë kësaj periudhe të vitit, karakteristike për numrin e madh të rreziqeve në amvisëri, janë aktivizuar edhe kompanitë e sigurimit me oferta të reja për sigurim të shtëpive.

Ofertat janë të llojllojshme dhe përfshijnë rreziqet nga zjarri, vjedhjet, vërshimet, tërmetet apo dëme të fqinjëve.

Paketat e kompanive të sigurimeve arrijnë diku rreth 2 mijë denarë në vit për një apartament tridhomësh.

Nga të dhënat statistikore, vetëm vitin e kaluar janë paraqitur rreth 1 mijë e 25 zjarre prej të cilave gjysma e tyre kanë ndodhur në apartamente apo shtëpi. Rreziku nga zjarri paraqitet pikërisht në sezonin e dimrit kur një numër i madh i amvisërive duhet të përkujdesen për oxhaqet e tyre. Rrezik më të madh paraqesin oxhaqet e banesave të cilat me vite nuk janë përdorur dhe amvisëritë që përdorin drutë për ngrohje dhe ato që përdorin energjinë elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button