Deri më tani, asnjë shenjë të Ebolës në Maqedoni

Shtetasit të Britanisë së madhe i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në Klinikën Infektive në Shkup, nuk do ti bëhet autopsi derisa nuk arrijnë rezultatet nga mostrat me gjak të cilat janë dorëzuar në laboratorit referente në Gjermani, të cilat pritet të arrijnë brenda 48 orëve.

Kështu u është këshilluar nga organizata botërore shëndetësore (OBSH) duke pasur parasysh rrezikun nga prania e virusit vdekjeprurës të ebolas tek pacienti i ndjerë. Jovanka Kostova nga Ministria e Shëndetësisë në pres konferencën e sotme informoi se OBSH-ja ka sugjeruar që trupi i të ndjerit të mbahet i izoluar. Për momentin trupi mbahet në një vend të posaçëm në morgun e Institutit e patologjisë në Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se asnjë nga mysafirët ose personeli I hotelit ku qëndronte shtetasi britanik deri më tani nuk kanë shfaqur simptomat e çfarëdo lloj sëmundje.

Hoteli do të mbetet nën izolim derisa nuk kryhen të gjitha analizat e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button