Petkovski kthen deputetët në Kuvend, PRSD nuk prononcohet

Në PRSD mbretëron heshtje e vërtetë, pas informacioneve se ka plasaritje në koalicionin me LSDM-në dhe se deputetët e tyre kthehen në Parlament. AS deputeti Goran Misovski dhe as kryetari i partisë Tito Petkovski, nuk janë lajmëruar në telefonat e tyre për të demantuar apo pohuar këto informacione.

Gjatë ditë së djeshme burime partiake kanë brifuar se marrëdhëniet me partnerët e koalicionit janë skajshmërish të ftohura dhe se Tito Petkovski është në rrugë për t’i kthyer deputetët e tij në Parlament.

Se në koalicionin opozitar diçka nuk funksionon tregon edhe ajo se këshilltarja e PRSD-së në komunën Qendër nuk vjen në mbledhjet e kryetarit Andrej Zhernovski.

PRSD gjatë këtij mandate ka 3 deputet  të cilët së bashku me 28 deputetët e LSDM-së zyrtarisht ende janë duke bojkotuar punën e Kuvendit. Nëse kthehen në Parlament do ët kenë mundësi që të formojnë grup parlamentar.

Lajme të ngjashme

Back to top button