Haxhilerët, do të jenë nën mbikëqyrje shëndetësore

Nga frika se mos sjellin sëmundje si kolera, malaria dhe ebola në Maqedoni, haxhilerët që qëndruan në Mekë dhe Medinë do të jenë në mbikëqyrje mjekësore 24 orë.

Nga Qendra për Shëndet Publik dhe Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor thonë se nga dita e sotme deri në kthimin e të gjithë haxhilerëve do të kujdestarojnë pandërprerë, 24 orë.

“Çdo qytetar që rikthehet në Maqedoni do të jetë objekt i mbikëqyrjes mjekësore e cila ka të bëjë më shumë me ebolën dhe me sëmundjen respiratore që paraqitet në rajonin ku kanë qëndruar këta personal. Për këto sëmundje nevojitet mbikëqyrja prej 23 ditësh për të parë shfaqjen eventuale të simptomave”, tha mjeku Zvonko Milenkoviq.

Mbi 1.300 haxhilerë nga Maqedonia dhe diaspora qëndruan për 20 ditë në Arabinë Saudite, për haxhin e këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button