(FOTO) Zhernovski premton pastrimin e ‘Karadak Mahallës’

Lagjja e quajtur ‘Karadak Mahallë’ e cila graviton në Komunën Qendër vazhdon të jetë me deponi tmerësisht të egër.

Portalb disa herë kishte ngritur këtë çështje dhe kishte kërkuar pastrimin e deponis si nga Komuna ashtu edhe nga NP ‘Higjiena Komunale’ por ka hasur në vesh të shurdhër.
Ditë më parë lagjen e vizitoi kryetari i ri i Komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe premtoi pastrim sa më të shpejtë të saj.

‘Kjo patjetër të zgjidhet. Deponi të tilla nuk guxon të ketë në Qendër’ ka thënë Zhernovski.
Kjo lagje e banuar kryesisht me shqiptar, që graviton në Komunën Qendër, është lënë pas dore tërësisht.

‘Karadak Mahalla’ gjendet shtrihet për rreth shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’, mbrapa Universitetit ‘Shën Kirili e Metodij’ në Shkup, përballë Radio Televizionit të Maqedonisë.

Fotografitë që realizoi Portalb, nuk duan shumë fjalë. Shumë qytetarë, qindra nxënës, dhe student çdo ditë kalojnë nëpër to për të kryer obligimet ditore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button