Capital T shkon për dy milionë…

Rep artisti i njohur Capital T, njihet si njëri ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë. Mjafton të futeni tek faqet e tij zyrtare në rrjete sociale, ku dashuria që fansat kanë për te është shumë e hapur dhe e qartë.

E së fundmi dashurinë që kanë për te fansat e kanë treguar edhe ën projektin e fundit që Capital e ka lansuar në bashkëpunim me dajën e tij, reperin 2Po2. Bëhet fjalë për këngën ‘As gucci as Louis’ e cila ka arritur të shikohet nga fansat afro dy milion herë, transmeton Tribuna.

E për t’u bërë tamam dy milion edhe vetë reperi i thotë fansave shkojmë për dy milion. “Capital T feat. 2po2 – As gucci as Louis (Official Video) / Shkojmë për 2 milion”, shkruan Capital në Twitter, ndërsa neve na mbetet të presim nëse fansat e tij do ta risin numrin e klikimeve, të cilat kohëve të fundit po e masin edhe suksesin e projektit.

Lajme të ngjashme

Back to top button