Çfarë ndalohet në martesë?

Është e ndaluar murgëria dmth lënia e martesës. Është e ndaluar tredhja. Është e ndaluar të jesh martuar me dy motra, të martohesh me një femër dhe me hallën ose tezen e saj dhe në të kundërtën, sepse kështu mund të priten lidhjet farefisnore. Është e ndaluar që të martohesh me gruan e babait (dmth kur babai ka pasur grua tjetër veç nënës tënde dhe e ka ndarë atë).

Është e ndaluar për muslimanin që të martohet me mushrike (politeiste) dhe është e ndaluar për përgjegjesin e femrës që ta martojë atë me mushrik (politeist). Është e ndaluar martesa me kusht ndërrimi si psh t’i thuash atij që kërkon të fejohet “ta jap motrën ose vajzën për nuse me kusht që të më japësh motrën ose vajzën tënde për t’u martuar me të”. Kjo është padrejtësi dhe haram. Është e ndaluar martesa e kënaqësisë, e cila është një martesë e kufizuar me kufi kohor e rënë dakord nga të dyja palët dhe mbaron me mbarimin e kohës së caktuar.

Është e ndaluar martesa pa përgjegjës dhe pa dy dëshmitarë. Është e ndaluar që ta martojë gruan një grua ose të martohet vetë dhe është e ndaluar për përgjegjësin e femrës që ta martojë atë pa i marrë fjalën e saj nëse ka qenë e ve dhe pa i marrë leje nëse ka qenë e virgjër (dmth nëse  është e ve duhet ta shprehë me gojë që është dakord dhe nëse është e virgjër mjafton heshtja e saj kur pyetet  për të kuptuar që ajo është dakord).

Është e ndaluar që të kërkojë muslimani dorën e një femre kur atë e ka kerkuar dikush përpara tij (dhe nuk ka mbaruar akoma si çështje). Vetëm nëse jep leje i pari. Është e ndaluar që të kërkosh dorën e një femre me fjalë të qarta kur ajo femër është në periudhe zie për burrin saj (ndërsa nëse i thotë asaj në mënyrë indirekte fjalë që kuptohet prej tyre se ai do të martohet me të, lejohet).

Ndërsa atë femër që është ndarë me një ndarje e që burri i saj ka të drejtë ta kthejë sërisht në kurorën martesore nuk lejohet të kërkosh prej saj në as njëlloj mënyrë martesë. Është e ndaluar për burrin qe e ndan gruan një ndarje që mund ta kthejë atë në kurorën martesore pa bërë akt martese të ri që ta nxjerrë atë nga shtëpia e tij, përderisa ajo është në kohën e idetit (pritjes që bëhet deri sa të kalojnë tre menstruacionë për gruan).

Gjithashtu për gruan është e ndaluar në këtë lloj ndarjeje të largohet nga shtëpia e burrit të saj kur ajo është brenda kohës së idetit. Është e ndaluar që ta mbash gruan e ndarë, në një mënyrë të tillë që as nuk e ndan plotësisht dhe as nuk ke dëshirë të jetosh me të, dhe e bën këtë për ta munduar atë sa më shumë. Është e ndaluar për gruan e ndarë që të mos tregojë shtatzaninë e saj kur është e tillë (shtatzanë). Është e ndaluar të luash me divorcin.

Është e ndaluar për gruan që t’i kerkojë burrit të ndajë motrën e saj (muslimanë) qoftë grua (e dytë) ose e fejuar në rastin psh kur një grua i thotë një burri “ndaje gruan që të martohesh me mua, ndryshe nuk pranoj”. Është e ndaluar për burrin ose gruan që t’u tregojnë të tjerëve se  çfarë bëjnë me njëri- tjetrin… Është ndaluar që të prishësh marrdhëniet mes burrit dhe gruas. Është e ndaluar që t’i flasësh grave (në shtëpitë e tyre)  pa lejen e burrave të tyre.

Është e ndaluar për gruan që të shpenzojë nga pasuria  e burrit të saj pa lejen e tij. Është e ndaluar për burrin që të bëjë marrdhënie seksuale me gruan  kur ajo është me menstruacionë. Gjithashtu është e ndaluar për burrin që të bëjë marrdhënie me gruan në vrimën anale.

Është e ndaluar për gruan që të largohet nga krevati i i burrit të saj dhe nëse e bën një gjë të tille pa arsye të lejuar nga Sheriati e mallkojnë atë melaiket. Është e ndaluar që burri ta mundojë gruan e tij që nuk i bindej, nëse ajo pendohet dhe fillon t’i bindet atij. Është e ndaluar për gruan që të fusë ndonjë njëri në shtëpinë e burrit të saj pa lejen e tij. Mjafton për këtë gjë leja e tij e përgjithshme nëse nuk bie në kundërshtim me Sheriatin.

Është e ndaluar mospërgjigja e ftesës (që të bëhet) nëse nuk ka arsye të  pranueshme nga ana e Sheriatit. Është e ndaluar që të urosh duke thënë “paçi harmoni dhe u befshi me djalë.” Kjo përshëndetje bëhej në kohën e injorancës sepse ata i urrenin vajzat. Është e ndaluar për burrin që të bëjë marrdhënie seksuale me një grua që është shtatëzanë prej një burri tjetër.

Është e ndaluar për burrin që ta derdhë spërmën jashtë pa lejen e gruas, kur ajo nuk është robëreshë. Është e ndaluar për burrin që vjen në shtëpi nga udhëtimi natën të trokasë në derën e shtëpisë ku është gruaja e tij, vetëm nëse e  lajmëron para ardhjes se do të vijë në këtë apo atë kohë; atëherë lejohet.

Është e ndaluar për burrin që të marrë nga paja që i ka dhënë gruas, vetëm nëse ajo është e kënaqur me këtë veprim. Është e ndaluar ta mundosh gruan që të të japë pasurinë që i ke dhënë si pajë. Është i ndaluar dhihari (dmth t’i thotë burri gruas “ti je si nëna ime, prandaj unë ia kam bërë haram vetes marrdhëniet me ty”).

Është e ndaluar që të anojë burri nga njëra nga gratë e veta, më shumë se nga të tjerat dhe është e ndaluar të tregohet i pa drejtë ndërmjet grave të tij. Është e ndaluar martesa e lejimit dmth që të martohet një personi me një grua vetëm duke bërë aktin e martesës e më pas ta ndajë atë vetëm për t’ia lejuar burrit të saj të parë që e ka ndarë atë tre herë. Sepse nuk lejohet për atë që e ka ndarë gruan tre herë të martohet më me të deri sa ajo të martohet me një burrë tjetër dhe nëse ai dëshiron më pas që ta ndajë atëherë i lejohet të parit që ta marrë atë).

Lajme të ngjashme

Back to top button