Si ndikon pirja pasive e duhanit te fëmijët tuaj

Nëse pini duhan gjatë shtatzënisë, ju rrisni shanset e fëmijës suaj për të pasur probleme të mushkërive të tilla si astma.

Pirja pasive e duhanit është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e astmës gjatë fëmijërisë. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive mund të shkaktojë astmë te fëmijët të cilët janë tashmë të predispozuar gjenetikisht për këtë gjendje.

Fëmijët tuaj kanë më shumë mundësi të vuajnë nga infeksionet e veshit, infeksionet serioze të gjoksit, astmës dhe kollitjes, nëse ju jeni një duhanpirës.

Fëmijët me astmë që janë të ekspozuar në mjedise me tym duhani duan më shumë kohë për t’u shëruar nga simptoma të astmës sesa ato që nuk janë të ekspozuar.

Çfarë mund të bëni ju

Mos pini cigare.

Minimizoni ekspozimin tuaj ndaj tymit të duhanit duke vënë shenja të tilla si “Ndalohet duhani” në shtëpinë tuaj dhe mjediset e punës për të inkurajuar familjen, miqtë dhe kolegët për të mos tymosur rreth jush.

Kërkoni ambjente ku nuk pihet duhan kur jeni duke ngrënë jashtë ose udhëtuar për t’ju ndihmuar për të reduktuar ekspozimin tuaj ndaj tymit.

Në vendet e zhvilluara, në pjesën më të madhe të vendeve të punës, restoranteve dhe vendeve publike nuk lejohet me ligj pirja e duhanit, dhe në disa shtete është shkelje e ligjit duhanpirja në makinë kur në të ka fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Nëse nuk jeni në gjendje për të shmangur një zonë ku pihet duhan, merrni ilaçin tuaj qetësues para se ju të ekspozoheni.

Mbani astmën tuaj nën kontroll. Kontrolli i mirë i astmës do të thotë që ju jeni të pajisur mirë për të trajtuar në mënyrë efektive  ekspozimin ndaj pirjes pasive të duhanit./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button