Recension: Për LSDM-në Shkupi 2014 tani është glamur, e më parë e vlerësonin si shund

09302014-NetPress-SDSM-vo-M-crop-resize

Në tekstin që e recensojmë nuk ka asgjë prej njërit nga rekomandimet më të rëndësishme të të gjitha kodeve dhe rregullave gazetareske – distancës profesionale nga subjektet politike dhe raportimit të paanshëm dhe të balancuar siç thekson edhe Kodi i gazetarëve të Maqedonisë në nenin 14:

“Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.”

Pavarësia e të menduarit, së bashku me pozitën gazetareske të neutralitetit, janë parime në fokus të gazetarisë. Duke e përfaqësuar pavarësinë dhe neutralitetin, gazetarët nuk duhet ta kalojnë vijën që i çon në arrogancë.

09302014-NetPress-SDSM-vo-MLinku deri te artikulli origjinal: Për LSDM-në Shkupi 2014 tani është glamur, e më parë e vlerësonin si shund

Data dhe koha e publikimit: 30.09.2014, 11:23

Data e recensionit: 30.09.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Autorët e këtij teksti, në të cilin haptazi shihet nevoja për ta nënçmuar një subjekt politik dhe pjesëtarët e tij, kanë mundur t’i respektojnë standardet gazetareske me të njëjtin zell sikurse që kanë shkruar për këtë ngjarje.

Në vend të një teksti të fuqishëm politik sipas standardeve profesionale, publikut i është ofruar një përmbajtje mediatike nga e cila gufon sehirllëku dhe ngazëllimi në formë të komenteve më eksplicite të cilat me asgjë nuk janë fshehur dhe në asnjë mënyrë nuk janë shënuar si të tilla. E rregulla që del nga neni 13 i Kodit të gazetarëve thotë:

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.”

Megjithatë, ka diçka për të cilën këtij teksti duhet dhënë mirënjohje. Ky është video-materiali nga fjalimi i kryeministrit, i cili në vitin 2011 në mënyrë shumë precize e ka vërejtur ngjarjen për të cilën raportohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button