Shaqiri: Nuk duroj më!

Xherdan Shaqiri tani ka ndërruar mendje. Edhe pse ai ditë më parë tha se do të vazhdojë të qëndroj te Bayerni, përkundër minutave të paktë në fushë si duket ai ka humbur durimin.

“Unë jam ulur për biseduar me klubin dhe e kam bërë të qartë pozitën time. Unë kam pranuar gjithçka, por në dimër ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë përsëri dhe ta shikojmë situatën”, u shpreh Xherdani, përcjell Daily Star.

“Çelësi për t’u paraqitur mirë është të mbash kontakt të mirë me trajnerin dhe ta gëzosh besimin e tij, por këtu nuk ka qenë ashtu. Mua më duhet besimi”, tha Shaqa. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button