Arrestohen nëntë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të spitaleve dhe klinikave private, ndër ta edhe mjeke, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotem në Prishtinë. Sipas një burimi brenda Policisë së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike ka kryer një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, per disa zyrtare te akuzuar per shperdorim detyre. Sipas këtij burimi, Prokuroria ka vërtetuar se përdorimi i stendave të skaduara per nderhyrjet ne zemer, si dhe vendosja e tyre nga mjeke jo kompetentë, mund të ketë çuar në vdekjen e mbi 100 pacientëve. Përveç të arrestuarve, i dyshuar në këtë rast është edhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button