Këshilli Gjyqësor ka vendosur suspendimin e të gjithë gjykatësve të arrestuar

Këshilli Gjyqësor ka vendosur suspendimin  e të gjithë  gjykatësve të arrestuar gjatë aksionit të djeshëm policor të koduar si “Justicija”, deri në mbarimin e plotfuqishëm të procedurës.

Sipas kryetares së Këshillit Gjyqësorë, Aleksandra Zafirovska, është sjellë masë preventive për ndalimin e kryerjes së veprimtarive punuese lidhur me veprën penale.

Në këtë rast janë të dyshuar 14 gjyqtarë dhe 11 punëtorë profesional të njësisë për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Shkupit.

Tash për tash të 19 të dyshuarve u është ndaluar të lëshojnë vendbanimet, ndërsa 5 të tjerëve përveç kësaj mase u është urdhëruar që të paraqiten tek organi hetues.

Sipas prokurorisë publike gjykatësit dhe bashkëpunëtorët e tyre akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me çrrastë kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth mbi një milion euro

Lajme të ngjashme

Back to top button