Këshilla për një bashkëjetesë te lumtur

Është normale që pas disa kohesh që jeni se bashku dhe duheni, çiftet vendosin të jetojnë se bashku. Por shpesh, bëhet fjale për një hap të vështirë, që nën kupton prezencën e një mirëkuptimi  dhe dozë të madhe tolerance. Të jeni se bashku të lumtur është e mundur dhe do tu japim disa këshilla që jeta në çift nën të njëjtën çati mos të kthehet në luftë.

Dy persona të ndryshëm
Për të mbajtur një marrëdhënie është e rëndësishme të bëni kompromise, që nuk do të thotë të hiqni dore nga diçka, por dashuri. Kur ndodh diçka, zotësia për të falur është një cilësi me të vërtet e çmuar. Por në rast se nuk arrini të “gëlltisni” një episod, një zënkë apo një tradhti, atëherë mos gënjeni veten tuaj dhe tjetrin sepse do të thotë se nuk do të arrini kurrë ta falni dhe rreziku është ai që të transformoni çdo debat në një gjyq pa fund.

Respekt për personalitetin dhe hapësirat
Gjeja e parë që duhet të mbani mend kur jetoni bashke është respekti. Kjo do të thotë të viheni në pozitën e tjetrit dhe të mendoni se kjo që po bëni mund ta lëndoj. Një aspekt tjetër i rendesishem janë dhe dëshirat dhe interesat personale. Kjo do të thotë që nuk është e nevojshme që e bëni çdo gjë bashke, përkundrazi duhet të keni hapësirat tuaja.

Kujdesuni për veten dhe për sensualitetin tuaj
Kush e di perse pas muajve të parë vjen lodhja dhe mërzia, edhe seksi bëhet i detyrueshëm. Pak varet nga pasioni i cili fillon të shuhet, por një faktorë tjetër është se partneret pas disa kohesh që janë bashke fillojnë të mos kujdesen për pamjen. Kështu mos harroni që kujdesi dhe vëmendja për trupin tuaj është çelësi i erosit!

Të qeshni
Të qeshesh ju bën mirë, edhe shëndetit edhe çiftit! Të arrini të qeshni përballë vështirësive, ndaj defekteve të tjetrit, ndaj diferencave të vogla, sesa ti transformoni në një tragjedi ndihmon për të kaluar momentet e vështira.

Lajme të ngjashme

Back to top button