Hoxhaj: Normalizimi i raporteve, brenda pesë vjetëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Kosova synon t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë brenda një periudhe pesëvjeçare.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se për të ndodhur normalizimi i plotë, kusht kryesor sipas tij është vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve apo arritja e një marrëveshje ligjore, të cilën e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian.

Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet t’i përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button