Filloi aksioni tjetër humanitar i VIP-ave!

Njëra ndër manekinet më të njohura në botë Naomi Campbell ka iniciuar një aksion tjetër humanitar, ‘Zgjohu’ të cilin duket se të gjithë dashamirët e ‘selfie’, do ta pëlqejnë. Naomi në faqet e saj në rrjete sociale ka bërë thirrje për aksion i cili nënkupton që sa të zgjoheni nga gjumi, të postoni foto, apo video në rrjete sociale, transmeton Tribuna.

E pasi që të bëni publike foton apo videon tuaj të parë të sapo zgjuar nga gjumi duhet të shkruani ‘#wakeupcall’, ndërsa duhet edhe të dërgoni mesazh në numrin 70007 që të bëheni donator në të holla, të cilat u shkojnë në ndihmë fëmijëve në Siri. E këtë aksion humanitar e ka mbështetur edhe UNICEF-i, ndërsa shumë fytyra të njohura nëpër botë kanë filluar ta praktikojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button