Gjatë shtatorit harxhimet jetësore më të ulëta

Harxhimet jetësore gjatë muajit shtator në krahasim me një vit më parë në po të njëjtin muaj janë ulur për 0,7 për qind  ndërsa çmimet me pakicë për 1.8 për qind. Sipas Entit Shtetërorë për Statistikë në Maqedoni në muajin shtator krahasuar me muajin gusht të këtij viti harxhimet jetësore janë të pandryshueshme ndërsa çmimet me pakicë janë më të ulëta për 0.5 për qind.

Sipas të dhënave ët Entit për statistikë,  rritje të çmimeve ka pasur te vaj për 3.5 për qind dhe vezët për 1.7 për qind. Në masën deri në 0.8 për qind rritje të çmimeve ka pasur te produktet e thata të mishit, qumështit, buka mishi i freskët dhe disa produkte të tjera.

Rritje të harxhimeve gjatë muajt shtator ka pasur tek aparatet fikse dhe telefonat për 10. 4 për qind, shërbimet financiare për 9.4 për qind, mjetet për higjienë personale 0.6 për qind.

Ulje të harxhimeve jetësore gjatë muajt shtator ka pasur edhe  te pijet alkoolike o.3 për qind, peshku, sheqeri, mjalti, çokollatat dhe disa produkte të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button