Messi kapet ‘mat’ me një femër, rrezikon martesën

Pas problemeve me tatimet në Spanjë, të tjera probleme shfaqen për Leo Messin. Ylli argjentinas është kapur ‘mat’ duke u prekur me një striptizere të njohur në Las Vegas.

“Këto fotografi e vënë në rrezik martesën e Messit”, ka shkruar revista argjentinase Pronto, e cila i ka publikuar e para fotografitë që mund ta shkatërrojnë martesën e futbollistit më të mirë në botë.

“Leo e Antonella, nëna e djalit të tyre Thiago, janë duke përjetuar një krizë të thellë”, vazhdon shkrimi.

Fotot duket se janë bërë në një festë private të organizuar në Las Vegas nga ish futbollisti brazilian, Ronaldo. Messi gjendej në atë kohë në SHBA për të marrë pjesë në ndeshjen bamirëse në Chicago. 

Lajme të ngjashme

Back to top button