Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Projekti i Bit Pazarit i cili duhej të fillonte gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, ende nuk ka filluar që të realizohet. Qytetarët të cilët frekuentojnë këtë treg thonë se pamja që jep është e tmerrshme.

“Është diçka evidente, shihen mbeturinat e hedhura mbi çati, rrëmujë e madhe ndonjëherë edhe papastërti e madhe. U tha që do të realizohet një projekt për mënjanimin e këtyre problemeve po mesa shohim neve asgjë s’po ndodh”, tha Gani T., qytetarë.

Bit Pazar 2

Përgjegjësi i Sektorit për Urbanizëm në komunën e Çairit, Xhengiz Hani kohë më parë bëri të ditur se plani i detajuar është përfunduar.

“Ky sektor ka për detyrë projektimin e planeve dhe projekteve të Komunës së Çairit dhe themi se projekti i detalizuar për pamjen e re të Bit Pazarit është përfunduar”, tha Hani.

Bit Pazar 3

Kurse Rami Qerimi nga Komuna e Çairit bën të ditur se momentalit po punohet në rregullimin e rrugës dhe urës së Bit Pazarit.

“Është duke u realizuar rikonstruimi i rrugës së Bit Pazarit, që nga ura e deri tek qendra tregtare Mavrovasja. Sa i përket projektit të Bit Pazarit, ai është çështje personale dhe private të cilën do ta vendosin vetë punëtorët se kur do të fillojnë punimet”, tha për Portalb, Rami Qerimi.

Bit Pazar 5

Disa nga shitësit në Bit Pazar thonë se ata janë pro projektit vetëm kërkojnë që mos të mbyllet i gjithë tregu, por të ndahet në disa faza riknstruimi.

“Ne nuk jemi kundër, por për shkak se jemi të varur nga shitja, kërkojmë që rikonstruimi të bëhet në faza me qëllim që mos  të ngelemi pa punë”, thonë punonjësit.

Bit Pazar 6

Në fotografitë që realizoi Portalb.mk, nuk vërehet madje asnjë shenjë e rikonstruimit, ndërkaq gjatë muajit mars të vitit 2013, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtori i Skopski Pazar Sasho Davitkovski paralajmëruan projektin i cili do të shndërron Bit Pazarin në një treg modern, realizimi i të cilit pritej të fillonte tre muaj pas prezantimit, gjegjësisht gjatë muajit qershor 2013 dhe do të kushtojë 10 milionë euro.

Bit Pazar 7

Arsyet ende mbeten të panjohura pse nuk fillohet me punë, jo-zytrarisht flitet se nuk ka para të ndara për këtë projekt. Derisa nga ana tjetër e lumit, punimet e projektit “Shkupi 2014″ po marrin përfundimin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button