Skënderbeu humbë betejën në Kazakistan (Video)

Sfida e parë e rrethit të tretë të Ligës së Kampioneve ndërmjet Shakhter Karangady dhe Skënderbeut të zhvilluar në “Astana Arena” të Kazakistanit, i ka takuar ekipit kazak me rezultat 3:0.

Vendasit pas ngulmimit në gjysmëfushën e Skënderbeut, përmes pasimeve të sakta arrijnë që në minutën e tetë të realizojnë golin epërsisë përmes Xhixhiq, i cili njëkohësisht ishte edhe i vetmi në pjesën e parë.

Megjithëse në pjesën e dytë korçarët patën raste për shënim, këtij qëllimi ia arritën sërish vendasit. Në minutën e 79-të Murtazayev, ishte ai që e ndëshkon për herë të dytë portierin Shehi.

Kur pritej të përfundonte ndeshja, kazakët arritën të shënojnë edhe golin e tretë përmes Khizhnichenko në minutën e 90-t, me ç’rast edhe vulosi rezultatin finale të këtij takimi, 3:0.

Ndërsa në këtë pjesë të vetmin rast për shënim ekipi ynë e kishte në minutën e 64-t, kur Blendi Shkëmbi fut një top pas krahëve të mbrojtjes kazake, së cilës i vidhet me shpejtësi Nimaga, që del i vetëm me portierin vendës, por godet jo saktë, duke dërguar topin tej shtyllës pingule.

Vlen të theksohet se gjyqtari i ndeshjes ka mohuar një penalti për ekipin Korçarë, ku njëri prej mbrojtësve të ekipit kazak devijoi topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Kujtojmë se ballafaqimi i dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Qemal Stafa’ të Tiranës. Edhe në këtë ndeshje si në atë ndaj Neftchit, nuk është parë as në mesin e rezervistëve futbollisti shkupjan, Muzafer Ejupi, i cili këtë verë kaloi në radhët e kampionëve nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button