Veç Suedisë, edhe Danimarka mund ta njohë Palestinën

Përveç Suedisë, edhe Danimarka mund ta njohë shtetin e Palestinës.

Kështu shkruan gazeta daneze “Copenhagen Post”, e cila thekson se edhe Danimarka, për shkak të presionit të madh politik mund ta njohë pavarësimin e shtetit palestinez.

Sipas kësaj të përditshmeje, një numër i madh i politikanëve dhe ekspertëve danezë besojnë se Danimarka në të ardhmen duhet ta njohe një shtet të pavarur palestinez, në mënyrë që të kontribuoj në zgjidhjen e konfliktit të vjetër me dekada në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

Në janar të vitit 2011, Danimarka dhe Norvegjia kanë thënë se së shpejti do ta njohin shtetin e Palestinës, ku më 9 mars të po atij viti, presidenti i Palestinës, Mahmud Abaz për herë të parë vizitoi Danimarkën.

Lajme të ngjashme

Back to top button