Morten Olsen: Do luajmë me Shqipërinë më të mirë të historisë

Të shtunën në ‘Elbasan Arena’ vjen Danimarka. Trajneri danes Morten Olsen e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e rradhës në këto eliminatore.

Olsen e ka shumë të qartë se skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë.

“Shqiptarët luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë shumë besim. Këto janë ndër karakteristikat e tyre më të forta dhe nuk dorëzohen kurrë deri në fundin e ndeshjes”.

Trajneri Danimarkës duket se e ka studiuar për orë të tëra ndeshjen e parë të Shqipërisë kundër Portugalisë, duke planifikuar edhe masat që do të marrë për skuadrën që do të vendosë përballë kuqezinjve në “Elbasan Arena”. Sipas mediave daneze, Martin Braithëaite dhe Lasse Vibe janë dy lojtarët kyç që Olsen ka menduar të hedhë në fushë, për t’i dhënë më shumë shpejtësi sulmit. Tekniku nordik kërkon që skuadra e tij të ketë më shumë hapësira në sulm, prandaj projekton këtë dyshe për lojën nga krahët. “Nuk pres që Shqipëria të luajë në thellësi si Armenia dhe ky është një nga motivet që ka thirrur këta dy lojtarë, të cilët kanë karakteristikë shpejtësinë. Jam shumë i sigurt se në repartin mbrojtës të Shqipërisë do të ketë hapësira”.

Fitorja e Shqipërisë në Aveiro ka qenë një surprizë e madhe edhe për Olsen, i cili vlerëson forcën e skuadrës së De Biasit. “Luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë shumë besim. E kanë në karakteristikat e tyre të mos dorëzohen dhe me shumë mundësi kanë në dispozicion një nga skuadrat më të mira të të gjithë historisë së tyre. Nuk parashikoj një ndeshje ku do të dominojmë gjatë gjithë 90 minutave”./ aSport

Lajme të ngjashme

Back to top button