Tentoi ta përdhunonte, 27 vjeçarja nga Shqipëria publikon pamjet filmike (VIDEO)


Pas denoncimit që kreu ditë më parë në rajonin e policisë dhe bërjes publike në media se për një vend pune ajo duhet të kryente marrëdhënie seksuale, 27 vjeçarja shpërthen duke publikuar edhe një video.

E gjithë zanafilla e kësaj çështje kishte të bënte me mbajtjen e një vendi pune në një shkollë. Ka qënë 27-vjeçarja Miranda Shuli, e cila ka denoncuar kryekomunarin e Libonikut, Petrit Kupe.

Ajo bëri publike një video të regjistruar prej saj në zyrën e komunës, ku kryekomunari ka tentuar ta përdhunonte në zyrën e tij.
Gruaja e re thotë se Kupe ka përdorur pozicionin e tij për ta detyruar të kryentemarrëdhënie seksuale, për të mos e pushuar nga puna si sanitare në shkollën e fshatit Drithas.

Lidhur me këtë çështje, një kundërpërgjigje ka patur edhe nga i akuzuari. Kreu i komunës hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur gruan një provokuese që e ka joshur seksualisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button