Gostivar, ndërtohet muri rrethues në shkollën “Bashkimi”

Komuna e Gostivarit ka vazhduar  me investimet për përmirësimin e kushteve në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar. Investime tashmë janë zhvendosur edhe në shkollën periferike në lagjen “Tullana”. Në këtë shkollë periferike kanë filluar punët për rregullimin e murit rrethues. 

“Kërkesa e banorëve ishte se duhet të bëhet muri rrethues për t’i mbrojtur fëmijët nga qentë endacak. Do bëhet një mur rrethues që do t’i sigurojë nxënësit prej gjërave që mund t’ju bëjnë dëm. Ky investim do të kushtojë mbi 20 mijë euro dhe Komuna e Gostivarit, është e përgatitur për t’i përmbushur obligimet financiare ndaj kompanive të cilët do ta kryejnë në mënyrë profesionale punën”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

“Kjo ishte kërkesë disavjeçare e banorëve të kësaj lagje, sepse kishim një gjendje të pakontrolluar të brendësisë së shkollës. Me realizimin e këtij projekti nga ana e Komunës së Gostivarit, do tu krijojmë kushte më të mira nxënësve për fillimin më të mbarë dhe të mira të vitit të ri shkollor”, tha drejtori i shkollës “Bashkimi”, Mersel Sadiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button