Raporti: Euro-integrimi i Maqedonisë në rrugë qore!

„Procesi i anëtarësimit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është në rrugë-qore”, kështu ka vlerësuar Komisioni Evropian në raportin për progresin e vendit dhe edhe njëherë e përsëriti rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por kësaj radhe me kusht që të arrihet përparim në reforma.

Teksti i plotë i raportit për këtë vit:

“Duke pasur parasysh progresin e kufizuar që ka bërë vendi, Komisioni konsideron se kriteret politike mbeten edhe më tej të kënaqshme për ta ruajtur rekomandimin për fillimin e negociatave, por shpreh keqardhje që janë bërë hapa prapa gjatë vitit të kaluar. Komisioni kërkoi nga qeveria që të ndërmerr aksion vendimtar që të zgjidhet problemi i politizimit i cili shkon në rritje dhe mangësitë në gjyqësor dhe lirinë e shprehjes në mënyrë që do të lejojë që rekomandimi të bëhet i qëndrueshëm edhe në vitet e ardhshme”, thuhet në dokument.

Në raport gjithashtu thuhet se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë është në rrugë-qore dhe se Këshilli i BE-së ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim. Por “njëkohësisht dështimi i qeverisë në përmbushjen e problemeve të shumta të rëndësishme e ka prishur qëndrueshmërinë e reformave dhe ka sjellë në ngecjen në disa fusha.”

“Besimi në institucionet shtetërore po zbehet. Janë rritur shqetësimet rreth drejtësisë selektive. Gjendja e lirisë së medias vazhdon të përkeqësohet. ”

„KE shpreh shqetësimin serioz për shkak se gjatë vitit të kaluar është rritur politizimi në institucionet shtetërore , kontrolli i qeverisë ndaj mediave dhe zgjedhjeve. Kriza politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës tregoi se interesat partiake janë më të rëndësishme se interesi kombëtar. Kjo është përgjegjësi edhe e Qeverisë edhe e opozitës të cilët duhet të sigurojnë që debati politik të zhvillohet në Kuvend dhe të ndihmojnë në krijimin e kushteve për funksionimin e mirë të saj”, thuhet në raport.

Brukseli gjithashtu shton se “Qeveria duhet ti sigurojë opozitës mundësi që në përgjithësi ta plotësojë funksionin e saj demokratik. Ndërsa opozita duhet që në mënyrë konstruktive të futet në procesin demokratik”.

KE nuk është e kënaqur me mënyrën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike, mungesa e besimit midis bashkësive po mbizotëron. Nevojitet shqyrtimi i Marrëveshjes së Ohrit që të kompletohet i njëjti dhe rekomandimet e tij të zbatohen”, theksohet në raportin e KE-së.

Lidhur me çështjen e emrit, Brukseli vlerëson se duhet të ndërmerren “hapa vendimtar që të zgjidhet problem me emrin me Greqinë”.

Sipas KE, negociatat e pasuksesshme në këtë fushë të cilat po zgjatin 19 vite kanë ndikim të drejtpërdrejtë në aspiratat e vendit për në BE. Për këtë qëllim “është e nevojshme një të ndërmerret një hap vendimtar dhe ndihmë proaktive nga liderët e BE-së”, thuhet në raport duke iu rekomanduar vendeve anëtare të BE-së të cilat janë të vetmet të cilat mund të ndihmojnë që ky problem të gjejë zgjidhje./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button