Prodhuesit e Dragashit sjellin mjeshtërinë e prodhimeve tradicionale në Tetovë

Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug nga Kosova, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizon prezantimin e prodhimeve të Dragashit në qytetin e Tetovës.

nexha 2  (Custom) (2)

Kompanitë dhe qytetarët e Maqedonisë gjatë ditës së sotme patën mundësi të njoftohen dhe të bashkëbisedojnë me prodhuesit nga Komuna e Dragashit të Kosovës, si dhe të mësojnë për traditën, ushqimet dhe kulturën e tyre.

Në tavernën e restorant “Tivoli” në Tetovë, u ekspozuan prodhime autoktone të trevës së Dragashit.
Prodhimet e tekstilit, përmbanin kryesisht veshjet tradicionale të ndërthurura me koloritin e zakonshëm të ngjyrave karakteristike për trevën e Dragashit.

nexha 3  (Custom)

Mjeshtëritë artizanale të trevës së Dragashit u prezantuan edhe me qilimat e përpunuara me dorë.
Krahas prodhimeve të tekstilit, prodhuesit e dragashit para qytetarëve tetovarë ofruan edhe prodhimet e tyre ushqimore të përgatitura me mjeshtërinë tradicionale dhe autoktone.

nexha 1 (Custom) (2)

Lajme të ngjashme

Back to top button